Shkencëtarët sapo klonuan dy
majmunë: Ndihmë për hulumtimet

Shkencëtarët sapo klonuan dy<br />majmunë: Ndihmë për hulumtimet<br>
Shkencëtarët kanë arritur të klonojë dy majmunë dhe kjo është bërë e arritshme me anë të teknikës që u klonua delja e famshme Dolly.

Klonimi i majmunëve, kushërinjtë më të afërt të njeriut, sjellin më afër edhe klonimin e njeriut, por kjo sipas shkencëtarëve nuk është diçka e mirë.

Kjo teknikë do t’ju mundësojë shkencëtarëve të krijojnë laboratorë të cilët do të jenë të dobishëm për kërkimet shkencore dhe mjekësore.

Dy majmunët identikë Zhong Zhong dhe Hua Hua, u klonuan tetë dhe gjashtë javë më parë në një laborator në Kinë. Ata përfaqësojnë shtrirjen më të largët të teknologjisë së klonimit dhe i ngjajnë njëri-tjetrit tërësisht në mënyrë gjenetike.

Këta dy majmunë nuk janë të parët që janë klonuar, por janë të parët që klonohen duke përdorur teknikën e transferimit bërthamor të qelizave të vetme që përfshin transferimin e AND-së së bërthamës qelizore në një qelizë vezësh të dhuruar. 

Er.K/Shqiptaerja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS