Ekspertë nga Shqipëria, Austria dhe Gjermania kanë kërkuar moratorium për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumin e Vjosës. Kjo vjen për arsyen se ky është lumi i fundit natyror në Evropë dhe sipas shkencëtarëve është pothuajse i pa studiuar.
Ky reagim vjen pas vendimit të fundit të Qeverisë Shqiptare për ndërtimin e një hidrocentrali të madh me digë në Poçem. Shkencëtarët nga Shqipëria së bashku me kolegët nga Austria dhe Gjermania janë angazhuar në kundërshtimin e këtyre planeve.
Në memorandumin e përbashkët ata kanë kërkuar nga Qeveria Shqiptare: Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të çdo hidrocentrali duke ndjekur rregullat strikte të BE-së dhe nevojën e menjëhershme për një moratorium 3-vjeçar në Lumin Vjosa. Shkencëtarët kanë premtuar asistencën e tyre për gjetjen e fondeve të nevojshme për programin studimor 3-vjeçar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com