Shkencëtari 104 vjeçar nuk është i sëmurë por dëshiron të vdesë, zgjedh eutanazinë në Zvicër

Shkencëtari 104 vjeçar nuk është i sëmurë por dëshiron të vdesë, zgjedh eutanazinë në Zvicër

Shkencëtari australian David Goodall

Ai është 104 vjeç, është shkencëtari më i vjetër australian dhe ka vendosur të vdesë. Profesor David Goodall nuk vuan nga një sëmundje por ka zgjedhur të fluturojë drejt Zvicrës për të praktikuar vetëvrasje të asistuar, e cila është e ndaluar në Australi.

 "Më vjen keq që kam arritur këtë moshë", tha botanisti në rrjetin televiziv ABC në ditën e ditëlindjes së tij, më 4 prill.

"Cilësia e jetës së tij është përkeqësuar, kështu që ai vendosi të bëjë një takim me një agjenci për vetëvrasje të ndihmuar në Basel", njoftuan avokatët.

Tashmë në fillim të muajit Goodall kishte theksuar padurimin e tij. "Unë nuk jam i lumtur, dua të vdes, nuk është e trishtuar, është e trishtueshme të ndjesh peshën e moshës. Mendimi im është se një person i moshuar, si unë, duhet të ketë të gjitha të drejtat, duke përfshirë edhe mundësinë e vetëvrasjes së asistuar".tha ai në intervistë.

Çështja rihap debatin mbi eutanazinë. Ndaluar në shumë vende të botës, praktika u ndalua gjithashtu në Australi deri në zgjedhjet,  e vitit të kaluar, të shtetit të Victoria për ta bërë atë ligjor. Një ligj që efektivisht do të hyjë në fuqi nga qershori 2019 dhe i cili do të zbatohet vetëm për pacientët e sëmurë terminalisht të aftë për të kuptuar dhe dëshiruar një jetëgjatësi prej më pak se gjashtë muajsh. Vende të tjera australiane në të kaluarën kanë diskutuar gjithashtu legjitimitetin e eutanazisë, më e fundit që është Uesli i Ri Jugor që e fitoi vitin e kaluar.

Exit Internacional, një shoqatë që ndihmon të zgjedhin vetëvrasjen e ndihmuar, po përpiqet që Goodall të organizojnë udhëtimin, shoqata e ka fajësuar Australinë. "Është e padrejtë që qytetarët australianë më të vjetër dhe më me influencë janë të detyruar të udhëtojnë në anën tjetër të botës për të vdekur me dinjitet", shkruan në faqen e internetit të shoqatës. Organizata jofitimprurëse filloi fushatën për mbledhjen e fondeve GoFundMe për të blerë dy bileta ajrore, për Goodall dhe shoqëruesin e saj, duke mbledhur mbi 10 mijë euro

Goodall, shkencëtar  nderi në Universitetin e Perthit, kishte përfunduar në titujt në 2016, kur ai u deklarua se nuk ishte më i përshtatshëm për punë. Vendimi i universitetit kishte provokuar një revoltë dhe pas mbështetjes së anëtarëve të bashkësisë shkencore ndërkombëtare vendimi ishte revokuar. Edhe sot, shkencëtari vazhdon të botojë dhe të korrigjojë artikuj për shumë botime mbi ekologjinë dhe botanikën.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali