Shkencëtari amerikan që parashikoi Inteligjencën Artificiale, thotë se pas 21 vitesh njerëzit do të shkrihen me kompjuterin: 1 milion herë më shumë dije!

Shkencëtari amerikan që parashikoi Inteligjencën Artificiale, thotë se pas 21 vitesh njerëzit do të shkrihen me kompjuterin: 1 milion herë më shumë dije!

Foto ilustruese

Ray Kurzweil është një nga shkencëtarët futuristë më të popullarizuar së fundmi. Prioriteti i tij janë shkencat kompjuterike, teksa është “pioner” i singularitetit në këtë gjini, ose e thënë ndryshe, beson te shkrirja apo njësimi i njeriut dhe makinës në të ardhmen e afërt.

Amerikani teorizoi në vitin 1999 me konceptin e inteligjencës së përgjithshme artificiale. Në teori, kjo do të arrihej kur teknologjia do të ishte në gjendje të kryente një trilion llogaritje në sekondë. Dhe tani AI është prezente.

Vlerësimi i Kurzëeil është se kjo do të ndodhte në vitin 2029, duke gjeneruar tallje nga disa prej kolegëve të tij. Sidoqoftë, evolucioni teknologjik dhe inteligjenca artificiale po përshpejtohen këto kohë dhe quhet e realizuar para afatit që parashikoi ai.

Shkencëtari kompjuterik (inxhinieria elektronike dhe kibernetika) botoi edhe një libër të ri muajin e kaluar, të titulluar "Singulariteti është më afër".

Në botim, Kurzweil mbetet i vendosur në parashikimin e tij të ri. Në një fjalim të fundit në TED, futuristi komentoi se njerëzit do të arrijnë një milion herë më shumë inteligjencë deri në vitin 2045. Sipas Ray, njerëzit do të ndihmohen nga ndërfaqet e trurit, të formuara me nanobot të futur në mënyrë jo-invazive në kapilarë (kujtojmë se Elon Musk po aplikon çipin në tru për qëllime shëndetësore dhe paraprakisht ka dhënë sukses).

"Ne do të jemi një kombinim i inteligjencës sonë natyrore dhe inteligjencës kibernetike", shpjegoi Kurzwil në "The Guardian".

Teksa shton më tej se: "Dhe të gjitha do të bashkohen si një. Ne do të zgjerojmë inteligjencën një milion herë deri në vitin 2045, dhe kjo do të thellojë vetëdijen dhe njohuritë tona".

Ray Kurzweil

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë/ Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë/ Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare