Shkencëtarja shqiptare flet për Report Tv: Eksperimenti i fundit që po bëhet në SHBA për vaksinën

Shkencëtarja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donjeta Gjuka në një lidhje me Skype me emisionin Repolitix në Report Tv shprehet se ilaçi kundër koronavirusit kërkon të paktën një vit e gjysmë kohë, por në këtë periudhë ajo u kërkoi shqiptarëve që të qëndrojnë brenda dhe të respektojnë rregullat, pasi distancimi social ka rezultuar efikas.

Donjeta Gjuka rrëfeu për Report Tv se cila është tentativa e fundit që po përdoret në mposhtjen e koronavirusit. "Po praktikohet përdorimi i serumit konvalesent të të infektuarve që kanë kaluar simptomat dhe duhet të kenë krijuar mjaft anti-trupa kundër koronavirusit. Ju merret serumi atyre që tregojnë negativ dhe iu jepen të infektuarve me simptoma shumë të rënda. Kjo po merret vetëm në rastet më të rënda" tha ajo. Deri tani në SHBA janë 339131 të prekur dhe 9689 të vdekur me New York-un që është më i prekuri.

Intervista për Report Tv e shkencëtares Donjeta Gjuka
Janë me dhjetëra kompani që po punojnë për një ilaç për parandalimin e sëmundjes. Edhe pse fazat klinike kanë filluar në fazë rekorde për të prodhuar një vaksinë, ardhja do të marrë të pakën një vit e gjysmë për shkak të përgjegjësisë së madhe që të jetë e sigurt dhe pa efekte anëtarë dhe prodhon anti-trupa kundër kësaj.

Pra për afro një vit e gjysmë?
Dhe kjo kohë konsiderohet shumë e shpejtë, por për shkak të emergjencës që të jetë sa më e shpejtë.

A është e vërtetë se qelizat stamile (që merren nga kordoni i fëmijës që vjen në jetë) mund të përdoren për trajtimin e të prekurve?
Ende nuk janë provuar. Nuk kam parë diçka në shkencë që mund të reagojnë fuqishëm. Por po praktikohet, përdorimi i serumit konvalesent të të infektuarve që kanë kaluar simptomat dhe duhet të kenë krijuar mjaft anti-trupa kundër koronavirusit. Ju merret serumi atyre që tregojnë negativ dhe iu jepen të infektuarve me simptoma shumë të rënda. Kjo po merret vetëm në rastet më të rënda.

Gjaku i një personi të infektuar?
Është në provë klinike, por po shikohet në disa raste në studime të vogla 5 apo 10 pacientë, kur serumi i të infektuarit që ka kaluar simptomat dhe testohet gjaku i tyre, ai mund të përdoret në një pacient tjetër nëse simptomat janë shumë të rënda. Kjo është në gjykimin e doktorit dhe e vendos ai.

Me rritjen e temperaturave mund të zhduket virusi?
Është e vërtetë që ka shumë viruse që janë sezonale, por ka pasur në të kaluarën edhe viruse të tjera në 1900 ku cikli ka qenë ndryshe ka qenë më aktiv në pranverë dhe verë. Por edhe nëse përhapja është jo aq aktive në verë nuk do të thotë se do të ndërpret transmetimin nga njëri te tjetri se nuk kemi një vaksinë.

Ilaçet kundër malaries kanë pasur efekt...
Nuk ka ende asnjë trajtim që është i aprovuar që është specifik për trajtimin, por prova klinike të disa medikamenteve që janë zbuluar, njëra ndër to është anti-malaria, e pengojnë hyrjen e virusit te njeriu. Ka edhe varinate të tjera, si ritonaviri, por të gjitha janë në prova klinike. Në prova të vogla kanë treguar efikasitet por është ende herët, pasi nuk dihet efekti në popullata të mëdha. OBSH ka filluar një provë klinike masive me këta katër reagentë.

Si është situata në SHBA?
Situata në SHBA është mjaft e vështirë. Kjo javë që vjen parashihet që të jetë mjaft e vështirë, por distanca sociale po shohim se po rezulton në ulje të përhapjes së virusit, po redukton numrat, prandaj i bëj thirrje popullit shqiptar që të respektojnë distancimin social. Për masat në Amerikë janë mjaft strikte edhe pse mund të kenë qenë të vonuara. Njerëzit dalin në rrugë vetëm për nevoja esenciale. New York, New Jersey, Kalifornia, Micigani janë më të prekurat deri tani.

Kur pritet piku në këtë vend?
New York vetëm ka filluar të tregojë rritje jo shumë të madhe të të infektuarve, shpresoj që do të zbresë numri, edhe pse është i madh. Piku, nuk janë në harmoni të gjitha shtetet, por java e ardhshme pritet që të jenë mjaft të vështira. Keni kujdes, qëndroni në shtëpi dhe mbani distancimin social.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • he: 06/04/2020 21:09

    po mire me ca do mbahet shteti nje vit e gjysem thuj shteteve ju jan merzit te moshuarit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë