'Shkërmoqet' LSI tek Njësia 8, 70 anëtarë të saj kalojnë me PS: Jemi rikthyer në shtëpi

Pas 13 degëve në Kombinat, shkërmoqet një tjetër degë e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë. Aleksandër Lipivani, pjesë e strukturave drejtuese të LSI-së në Njësinë 8, së bashku me 70 anëtarë të zhgënjyer të kësaj force, i janë bashkuar sot në mënyrë demonstrative Partisë Socialiste, duke marrë kartat e reja të anëtarësisë.
Teksa morën kartat e anëtarësimit në PS nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ata deklaruan se ndjehen të kënaqur që janë rikthyer në shtëpinë e tyre dhe shprehën besimin për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. 


“Personalisht jam shumë i kënaqur. Jam rikthyer në shtëpi. Kam qenë socialist dhe socialist do të jem deri në fund. Kënaqësi e madhe të kesh zotërinj dhe zonja kaq të nderuara. Absolutisht, gjithçka ka ardhur natyrshëm, rrjedhë normale. Suksese Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, suksese kryetarit, suksese deputetit”, theksoi Lipivani.


Duke i përgëzuar për vendimin e marrë, Veliaj u uroi mirëseardhjen në PS. “Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe na qoftë një rrugëtim i gjatë dhe i mbarë. Më bëhet shumë qejfi”, deklaroi Veliaj.
Gjatë ditëve të fundit, një numër i madh anëtarësh të LSI-së dhe drejtues degësh të kësaj force në kryeqytet i janë bashkuar PS. Rasti i fundit ishte ai i shkrirjes së 13 degëve në Njësinë 6, në Kombinat.

 

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë