SHKODER - Pas shpalljes së dekretit të shkishërimit nga Metropolia e Shkodrës, Sapës dhe Lezhës, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar të Gjaqeve nisi një ekspeditë disa mujore në zonën e Veriut kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës. Kryetari i komitetit Gjin Marku thotë se nisma krahas takimeve me familjet në hasmëri do të orientojë misionarët e zonës për vlerësimin maksimal të këtij dekreti.
Sipas Markut dekreti ka ngjallur ndjeshmëri tek të gjithë shqiptarët prandaj misionarët do kërkojnë që ky dekret të shpallet si një dekret shqiptar.
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i Gjaqeve ka nisur takimet me familjet në hasmëri në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës kryesisht në zonat e thella malore, ndërsa do të zhvillohen edhe takime me misionarët e pajtimit në këto zona me qëllim parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes.
/Shqiptarja.com

Dje u njoftua për nisjen e ekspeditës