TIRANE- Deputetja socialiste dhe anëtarja e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese Esmeralda Shkjau fton opozitën të bëhet pjesë e Parlamentit dhe të tregohet bashkëpunuese në reformat e rëndësishme që po zhvillohen.

Deputetja Shkjau ndihet e keqardhur për braktisjen që opozita i bëri Komisionit Hetimor për dy anëtarët e KLD-së Çefa dhe Lelçaj, duke u shprehur se ndërhyrja në drejtësi nuk po bëhet për ligjvënësit por për vetë qytetarët.