SHKODER - 11 familjet që u nxorën jashtë me forcë nga Përmbarimi pranë ish-serës së luleve ditën e djshme në qytetin e Shkodrës e kanë kaluar natën në qiell të hapur.
Duke sfiduar temperaturat e ulëta në këtë natë dimri, familjarët kanë fjetur në çadra të improvizuara më plastmasë, sepse me shembjen e shtëpive të tyre ata nuk kishin asnjë mundësi për strehim alternativ, të paktën përkohësisht. Plaçkat e tyre janë lënë jashtë, pa asnjë mbrojtje. Edhe në një situatë të tillë në limitet e durimit familjarët u bëjnë apel strukturave shtetërore për strehim.
Janë 12 familje mes tyre pleq, fëmijë, invalidë, të verbër dhe të sëmurë, të cilët janë dëbuar nga banesat ndërkohë që atyre nuk u është garantuar asnjë strehim i dytë duke qenë se edhe bankat u kanë mbyllur dyert për shkak të ardhurave të pakta financiare që ata kanë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com