Shkodër,Bushati prezanton programin
e PS për biznesin dhe ekonominë

Shkodër,Bushati prezanton programin<br />e PS për biznesin dhe ekonominë
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe kandidatja për Partinë Socialiste,Teuta Qyteza gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim me bizneset nga kryqëzimi i ish-egës deri në afërsi të unazës së qytetit të Shkodrës, ku me këtë rast i kanë njohur banorët e kësaj zone dhe me programin e forcës më të madhe politike që prek kryesisht interesat e këtij grupi.

Komuniteti dhe banorët e kësaj zone kanë mbështetur programin qeverisës si dhe ndanë pikëpamjet mbi lehtësirat fiskale ndaj kësaj kategorie që përbën një shtyllë të rëndësishme ekonomike për vendin.

Takimi i zhvilluar me qytetarët pavarësisht bindjeve politike është shoqëruar edhe nga të rinjtë e FRESSH të cilët kanë shpërndarë edhe fletëpalosje me pikat kryesore të programit të Partisë Socialiste për ekonominë dhe çështjet sociale.

Në fund të kësaj ecje në terren kandidatja për deputete e PS Teuta Qyteza dhe Ministri Bushati kanë bërë një sintezë të pikave konkrete të këtij kater vjeçari qeverisës që po mbyllet, por dhe prioriteteve që Partia Socialiste do ketë në kater vitet e ardhshme për binzesin dhe ekonominë.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se 'Tempulli' ka pasur sukses në kapjen e shpërndarësve të drogave



×

Lajmi i fundit

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu nga Tajfuni Yagi në Vietnam, humbin jetën 29 persona të tjerë! Bilanci i viktimave shkon në 262

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu nga Tajfuni Yagi në Vietnam, humbin jetën 29 persona të tjerë! Bilanci i viktimave shkon në 262