Pas 10 muajsh në detyrë ka dhënë dorëheqjen drejtoresha e Arsimit në Shkodër, Erjeta Laçej.

Në Ministrinë e Arsimit dhe e Sportit ajo ka dorëzuar dorëheqjen, ndërsa tani pritet të emërojë drejtorin e ri të arsimit.

Erjeta Laçej u vu në krye të arsimit në Shkodër nëntorin e vitit të kaluar, pas një debati publik te organizuar në sallen e rektoratit mes 5 kandidateve ku u prezantuan platformat e tyre për arsimin në Shkoder. Në garë për këtë post ishin 5 kandidate: Luçiana Dodani, Agron Metushi, Aferdita Haka dhe Vlash Linadi.

Erjeta Laçej ka lindur më 2 prill 1971 dhe është diplomuar në universitetin e Shkodrës për cikël të ulet, e më pas për gjuhë shqipe.  
 
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)