TIRANE- Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde plasëse në një lokal lojrash fati në qytetin e Laç- Vaudejës, të qarkut Shkodër. Shpërthimi është regjistruar një orë pas mesnatës së të shtunës, ( 29 janar). Policia thotë se lokali “Apex” ishte në pronësi të shtetasit B. A 27 vjeç, banues ne lagjen “Partizani” te qytetit Shkodër.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale. Janë dëmtuar xhamat e një dritareje, dera e jashtme e lokalit dhe një grilë metalike.

Policia po punon për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo të autorëve të kësaj ngjarje, ndërsa materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i K.Penal.
(sg/shqiptarja.com)