SHKODER – Një 34-vjeçar është gjetur i vdekur pranë shtëpisë së prindërve të tij në fshatin Tonaj të komunë së Shalës në Shkodër. Duke gjykuar nga plagët në trupin e tij, viktima, Petrit Lufaj, mendohet që të jetë ekzekutuar me armë zjarri. Kanë qenë të afërmit e viktimës ata që kanë njoftuar forcat e rendit të qytetit verior pasi kanë gjetur trupin e pajetë të tij shtrirë në rrugë.
Sipas policisë lokale, Lufaj është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit nga një distancë e afërt. Autori ose autorët e ngjarjes, para se të largohen, kanë hequr nga vendngjarja edhe gëzhojat e plumbave. Më pas, për të humbur gjurmët, kanë përfituar nga terreni i thellë dhe errësira e atyre orëve.
Sipas të afërmve, 34-vjeçari banonte në fshatin Shtoj por kishte shkuar në Tonaj për të kryer disa punime në tokën e të atit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje disa persona.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com