SHKODËR - Tre dyqane dhe një dhomë në një apartament janë djegur mëngjesin e sotëm në Shkodër për shkak të luhatjeve të energjisë elektrike.

Siç bëhet e ditur nga policia e qytetit verior, në lagjen “Xhabije” është djegurr pjesërisht një dhomë në një banesë.

Mësohet se, banesa ishte në katin e tretë të një pallati në këtë zonë. Apartamenti  ishte i banuar por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, përveç atyre materiale.

Po mëngjesin e sotëm janë djegur edhe 3 dyqane. Zjarri ka rënë në zonën e bregut të lumit në Komunën e Shalës.

Në të dy zjarrjet shkak për flakët ka qenë luhatja e energjisë elektrike.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)