Ndërkohë sipas tyre, puna ndërpritet herë pas herë për shkak të problemeve me internetin, i cili është ndërprerë prej dy ditësh pasi po kryhen punime pranë bashkisë së Shkodrës në rrugën "13 Dhjetori".
Disa prej emigrantëve thonë se kanë shumë ditë që presin për të aplikuar. E ndërsa ata ende nuk kanë mundur të aplikojnë, do të duhen të paktën disa ditë për të tërhequr dokumentet e reja të domosdoshme për të kaluar kufirin dhe për të shmangur problemet në shtetet ku jetojnë tashmë prej shumë vitesh.
(en/Shqiptarja.com)