MURIQAN, Shkodër - Rritet ndjeshëm numri i emigrantëve që kthehen në atdhe për të kaluar me të afërmit pushimet nga pika kufitare Muriqan- Sukobin.
Gjatë ditëve të para të muajit gusht në pikën kufitare Muriqan- Sukobinës, ka pasur fluks hyrjesh në vendin tonë, ku edhe janë krijuar radhë të gjata kryesisht nga pala malazeze.
Fluksi i madh i hyrje - daljeve në kufirin e Muriqanit ka dyfishuar numrin e sporteleve në këtë pikë doganore veçanërisht në fundjave, e cila aktualisht funksionon me 5 sportele në hyrje dhe 4 në dalje.
Sipas të dhënave të policisë kufitare në pikën kufitare të Muriqanit nga data 25 deri me 31 korrik kane hyrë dhe dalë gjithsej 80.920 shtetas shqiptare dhe te huaj, si dhe 17.593 mjete.
Nga fillimi i muajit gusht e deri më tani kanë hyrë dhe dalë 60.796 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe 12.896 mjete, ku fluksi më i madh ka qënë në fundjave.
Vitet e fundit, shumë emigrantë nga veriu i Shqipërisë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, zgjedhin portet malazeze për të zbarkuar, e me pas pikën doganore të Muriqanit për të hyrë në Shqipëri.
/Shqiptarja.com