Sipas policisë, në pranga ka rënë në Gjergj Gjergji, 50 vjeç, banues në fshatin Beltojë në Shkodër.
Arrestimi i 50-vjeçari është bërë në Beltojë, ndërsa i është sekuestruar një armë zjarri, 3 krëhëra dhe 75 fishekë.
Njoftimi i plotë i policisë së Shkodrës:
Shkodër
I gjenden armë dhe municione, arrestohet në flagrancë nga policia
Sekuestrohen 1 armë zjarri, 3 krëhëra dhe 75 fishekë Më datë 16.11.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve policore u arrestua në flagrancë shtetasi:
Gjergj Gjergji, 50 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër
Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendu u bë pasi në fshatin Beltoj, në një objekt, ku punonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Pushkë 20” me tre krëhëra me 60 fishekë, dhe një zinxhir mitrolozi me 15 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

(Armët që iu gjetën të arrestuarit në fshatin Beltojë të Shkodrës)
Rekadksia Online
N.M/Shqiptarja.com











