SHKODER - Kërkesa të larta për pajisje me pasaporta biometrike por mungesë kuponash. Kjo është situata e krijuar në filialet e postës shqiptare në Shkodër. Emigrantët e kthyer në atdhe për pushime janë kategoria e cila ndeshet më së shumti me këtë problematike.

Drejtori i Postës Shqiptare në Shkodër, Shkëlzen Berisha vlerëson se kompania Aleat nuk është mirë koordinuar dhe se pranë këtij filiali vijnë shumë më pak kupona sesa kërkohen.

Ndërkaq emigrantët shprehen të pakënaqur dhe të shqetësuar duke pasur parasysh se kjo mungesë ka një kosto të madhe financiare dhe vonesa në kthimin në vendet e tyre të punës.