Shkodër, kapen 88 kg kanabis
kishte destinacion Malin e Zi

Shkodër, kapen 88 kg kanabis<br />kishte destinacion Malin e Zi
SHKODER- Rreth 88 kilogramë kanabis janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Lënda narkotike u zbulua gjatë një aksioni të policisë kufitare në brigjet e Hotit, komuna Kelmend, kufi me Malin e Zi. Droga ishte e paketuar në 74 pako, dhe e ndarë në 3 thasë.
 
Ende nuk dihen transportuesit e lëndë narkotike e cila kishte si destinacion Malin e Zi.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet