Shkodër, kultivuan lëndë narkotike
kapen pesë autorët, një në kërkim

Policia e Shkodrës ka prangosur sot pesë persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 602 rrënjë kanabis sativa, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, kapja e tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar ‘Prekal 2016’ kun ë pranga kanë rënë Aleksander Podja 22-vjeç,  Simon Podja 24-vjeç, Kristjan Cingare, 23-vjeç, Edmond Nika, 22-vjeç dhe Vido Dakaj 29-vjeç.

Po ashtu është shpallur në kërkim B.B-30 vjeç, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin është dokumentuar se janë përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike dhe konkretisht, kanë kultivuar një parcelë me 609 rrënjë bime narkotike kanabis sativa, e evidentuar, sekuestruar dhe asgjësuar një javë më parë në vendin e quajtur “Kodra” pranë ish kabinës elektrike në fshatin Prekal Shkodër, në rrugë Prekal – Kir.

Dokumentimi i autorësisë së veprës penale është finalizuar pas një hetimi të përbashkët 2-mujor me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 609 rrënjë të dyshuara narkotike kanabis sativa, 6 telefona celularë e objekte të tjera.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë