Shkodër, luhet kupa "Medin Zhega", fiton ekipi i gazetarëve

Shkodër, luhet kupa "Medin Zhega", fiton ekipi i gazetarëve
Ekipi i gazetarëve të Shkodrës është shpallur fitues i Kupës "Medin Zhega", organizuar nga Bashkia e Shkodrës në respekt të figurës së futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Medin Zhega, i cili si rezultat i dëmtimi pak muaj më parë në Kanada, gjendet në një situatë të vështirë shëndetësore në spitalin nr. 5 të Tiranës.

Pas ndeshjeve eliminatore, të zhvilluara në kompleksin sportiv "Memçaj", në finalen e këtij turneu u ballafaquan ekipi i gazetarëve të Shkodrës dhe ai i gazetarëve të Televizionit Publik Shqiptar. Në një ndeshje emocionuese, ku të pranishëm, krahas tifozerisë shkodrane, ishin edhe autoritetet vendore, drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia, veteranë dhe bashkëkohës të mjeshtrit Zhega, si dhe pjesëtarë të familjes së tij, ndeshja u fitua nga ekipi i gazetarëve të Shkodrës me rezultatin 8 me 6.

Në ceremoninë e mbylljes, djali i mjeshtrit të futbollit, Medin Zhega, Kreshniku, i dorëzoi kupën e fituesit, kapitenit të ekipit të gazetarëve të Shkodrës, Gasper Marku. Ndërkohë, përfaqësuesja e gazetarëve të Tiranës, i dhuroi familjes Zhega një fotografi shumë interesante në kohës kur Medin Zhega laurohej me çmimin e trajnerit ndërkombëtar.

Me shumë emocione është pritur nga familja Zhega edhe dhurata e Bashkisë së Shkodrës, kur nënkryetari i bashkisë, Ritvan Troshani, njëkohësisht edhe kryetar i bordit të Vllaznisë, i dorëzoi Kreshnikut, djalit të profesor Zhegës, një fanelë të Vllaznisë me numrin 10, me mbishkrimin "Zhega".

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore