Një automjet është shkrumbuar nga zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në fshatin Trush në njësinë administrative të Berdicës në Shkodër. Nga zjarri fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz por vetëm dëme materiale, pasi automjeti në ato moment ishte I parkuar në oborrin e banesës Patani.
Kanë qenë familjarët ato të cilët kanë konstatuar zjarrin në automjet dhe menjëherë kanë njoftuar efektivët e zjarrëfikës si dhe policinë. Me të mbërritur në vendngjarje, zjarrëfikësit kanë arritur të shuajnë flakët, të cilat kanë shkrumbuar pjesën e motorit të automjetit. Familjarët dyshojnë që automjeti është djegur aksidentalisht.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com