SHKODER - “Zerimi i taksës për importin e lëndëve të para, si dhe heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet janë hapa pozitivë të mbështetjes së biznesit fason”.

 Kështu ka deklaruar nga Shkodra, kreu I LSI-së Ilir Meta gjatë një vizite në 3 biznese të prodhimeve fasone, I cili tha se një ndër prioritet e kësaj force politike janë edhe mbështjeta për prodhimet “Made in Albania”.

Meta shprehu bindjen e tij se ekzistojnë mundësitë për t’i ofruar këtyre bizneseve një mbështetje më të madhe në muajt në vijim, pasi sipas tij, kjo është një domosdoshmëri për të rritur punësimin, eksportet në shërbim të vetë komunitetit.

(sg/shqiptarja.com)