Shkodër, motoçikleta përplaset
me karrocën, 2 të plagosu

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në në rrugën nacionale Koplik-Shkodër, ku kanë mbetur të plagosur 2 persona, njëri në gjendje kritikë për jetën.

Sipas policisë në vendin e quajtur, "Bogiq" Njësia Administrative Koplik, Malësi e Madhe, mjeti motorçikletë me drejtues shtetasin A.M, 41 vjeç, banues në lagjen Dobre, Koplik ka përplasur një karrocë dore që përdorej nga shtetasi V.S, 53 vjeç, banues në lagjen Pikza, Koplik.


Si pasojë e kësaj përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, shtetasi A.M i cili ndodhet në spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje kritike për jetën, dhe shtetasi V.S i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com





 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë