SHKODËR - Në kuadër të investimit që po kryen bashkia e Shkodrës për ndërtimin e unazës lindore të qytetit, inspektoriati ndertimor ka ndërmarre aksionin për prishjen e objekteve pa leje nëdy prej segmenteve të mbetura të ketij investimi të rëndësishëm. 50 objekte kanë qenë pjesë e këtij aksioni, i cili kryhet për llogari të bashkisë së Shkodres për të kryer edhe përfundimin e këitij investimi. Mure rrethuese, objekte shërbimi si dhe banesa kanë qenë pjesë e këtij aksioni të ndertimoreve të Shkodrës, një aksion që është kryer në bashkepunim edhe me komunitetin e zonës, të cilët kanë respektuar vendimin e këtij institucioni për prishjen e objekteve për t’i hapur rrugë investimit për ndertimin e unëzes lindore të qytetit.
(en/aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(en/aq/shqiptarja.com)











