Shkodër, Nishani dekoron ipeshkvin
e Sapës me titullin "Nënë Tereza" 

Shkodër, Nishani dekoron ipeshkvin<br />e Sapës me titullin "Nënë Tereza" 
SHKODER - Presidenti i Republikës Bujar Nishani i shoqëruar nga bashkëshortja, zonja e parë Odeta Nishani mori pjesë në meshën e së dielës në katedralen “Nënë Tereza”, në bashkinë Vau i Dejës të Shkodrës. Kjo vizitë lidhej me nderimin që kreu i shtetit i bëri të gjitha vuajtjeve që ka kaluar populli i kësaj zone për të ruajtur traditat dhe besimin, por në të njëjtën kohë edhe për të vlerësuar me titullin e lartë “Nënë Tereza”, ipeshkvin e Sapës, imzot Lucian Agustinin. 

“Tek imzot Agustini ju keni gjetur çdo ditë një mik, një vëlla, që ka menduar dhe punuar për të bërë më të mirën, që ka ngritur shtëpinë e bamirësisë.” tha Bujar Nishani

Pas marrjes së titullit të lartë “Nënë Tereza”, ipeshkvi i Sapës imzot Lucian Agustini dha edhe një mesazh për integrimin e Shqipërisë në BE.

A e duam Shqipërinë tonë zonjë në Europë? Atëherë të futemi të gjithë në punë sikurse na ka mësuar e bija e popullit tonë, Nënë  Tereza në fjalët që citon, e djeshmja iku, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, e kemi të sotmen, le të ja fillojmë, imzot Lucian Agustini, ipeshkev i Sapës

Në bashkë-kremtimin e meshës ishin të pranishëm edhe ipeshkvinjtë e Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe nunci Apostolik në Shqipëri imzot Ramiro Molinar Ingles. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë