Shkodër, Nuk pastrohet shkolla,
sanitaret protestojnë se nuk paguhen

Dy sanitaret e shkollës 9 vjeçare në Bardhaj të Shkodrës prej disa ditësh kanë vendosur të mos kryejnë më detyrën e tyre. Ky vendim vjen si protestë për faktin se prej 13 muajsh sanitaret nuk paguhen për punën që bëjnë.

Por ky fakt ka shkaktuar një situatë të pazakontë me higjienën në këtë godinë ku ndjekin mësimin rreth 600 nxënës.

Drejtorja Terezina Brigja thotë se ka njoftuar të gjitha institucionet, nga Ministria e Arsimit deri tek Inspektoriati i Higjenes. Ndërkohë, shkresat e shkëmbyera dëshmojnë për indiferencën institucionale të treguar nga pushteti.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai