SHKODER - Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër ka nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të fluksit të azilkërkuesve nga zona e Nënshkodrës drejt shtetit të Suedisë. Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë të ditura se nga Sektori Kundër Krimit Financiar kanë nisur kontrollet në të gjitha agjencitë turistike dhe të udhëtarëve në metropolin verior.
Sipas informacioneve më të fundit efektivët e policisë kanë kontrolluar të gjitha listat e agjencive dhe personat që janë pajisur me bileta gjatë 72 orëve të fundit në qytetin e Shkodrës për në drejtim të shtetit të Suedisë. Nga informacionet e grumbulluara dhe verifikimet e kryera në vazhdimësi policia është duke hetuar edhe mënyrën e lëshimit të vërtetimeve nga komunat në rrethin e Shkodrës për personat e paraqitur pranë qendrave të shërbimit publik.
Sektori Kundër Krimit Financiar është duke hetuar mundësinë e bashkëpunimit të disa personave në këtë çështje të cilët me pas kanë hapur informacione në të gjithë qytetin e Shkodrës dhe zonën e Nënshkodrës se shteti i Suedisë pranon azilin ekonomik deri më datë 10 Maj të këtij viti.
Nga ana tjetër në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkodër konfirmohet fakti se deri në këto momente nuk është depozituar asnjë dosje hetimore për këtë çështje, gjithashtu bëhet e ditur se organi i akuzës nuk ka nisur asnjë hetim, ndërsa gjatë orëve në vijim pritet të ketë zhvillime në këtë institucion përsa i përket fluksit të personave që janë duke u larguar nga Qarku i Shkodrës drejt shtetit suedez.
Ndërkaq, Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër bën të ditur se do të vijojë verifikimin e të gjitha rasteve të ngjashme, duke kryer të gjitha veprimet procedurale në ngarkim të të gjithë shtetasve që do të evidentohen se kanë kryer apo kryejnë veprime antiligjore.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com