SHKODER - Mjaftojnë pak reshje shiu dhe rrugët e qytetit të Shkodrës mbulohen nga uji. Më problematikja mbetet rruga “Hysen Lacej” ndërsa qindra banorë të lagjes Partizani detyrohen të kalojnë çdo ditë përmes gropave me ujë të ndotur.
Gjendja e rënduar e këtij aksi vështirëson edhe më shume lëvizjen e këmbësoreve por edhe të automjeteve. Gropat e mbushura më ujë sidomos gjatë ditëve me shi krijojnë probleme tek komuniteti i kësaj zone.
Pavarësisht premtimeve në këto 21 vite askush nuk ka ndërhyrë në infrastrukturën e zonës që konsiderohet si një prej lagjeve më të mëdha të qytetit. Situata është përkeqësuar edhe pas lëvizjeve demografike që kanë shtuar numrin e banorëve në zonë.
E njëjta pamje paraqitet edhe gjatë muajve te verës ku banorët jo vetëm kanë vështirësi në udhëtim, por ndjejnë edhe rrezikun e infeksioneve. Tubacionet janë shkatërruar totalisht, ujërat e bardha e ato të zeza janë bashkuar ndërsa vështirësia e lëvizjes shtohet prej mbushjes së gropave me ujë të kontaminuar.
Pavarësisht se nga bashkia e Shkodrës është parashikuar ndërhyrja në këtë segment rrugor me investime ende nuk ka ndryshuar asgjë.
(er.ci/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com