Shkodër, si vidheshin
pensionet e të vdekurve

Shkodër, si vidheshin<br />pensionet e të vdekurve
SHKODËR - Gjykata e rrethit gjyqesor të Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë ndaj të ndaluarës nga policia e Shkodrës, punonjëse e Postës në arkën e pensioneve, e cila akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe abuzim me fondet shtetërore. Mbrojtja ka kërkuar masën e sigurisë me detyrim paraqitjeje, ndërkohe që organi i akuzës ka kërkuar arrest me burg për Rajmonda Jukën.
Kjo e fundit u ndalua tre ditë më parë, bashkë me dy shtetas të tjerë, Petrit Pepkolaj dhe Alketa Broci, të cilët akuzohen për ndikim të paligjshëm dhe korrupsion pasiv. Prokuroria e Shkodrës në bashkëpunim me policinë e Tiranës dhe sektorin e krimit kinanciar kanë disa muaj që hetojnë në lidhje me abuzime të shumta të bëra me pensionet e pleqërisë.
Burime nga organi i task forcës pranë prokurorisë, bëjnë të ditur se priten të tjera ndalime pas përgjimeve telefonike të bëra për disa punonjëse të postës së Shkodrës të perfshira në këtë rrjet abuzimesh dhe vjedhjesh. Skema ka funksionuar në disa arka të postës shqiptare, dega Shkodër, ku pensionet e pleqërisë për personat e vdekur merreshin në mënyrë abusive nga punonjëset e postës, duke mos dërguar dokumentacionin e vdekjes në zyrat kompetente.

SI VIDHESHIN PENSIONET

Po ashtu ka patur abuzime dhe shkelje të medha dhe në lidhje me ndarjen e pensioneve për shtetas të tjerë. Sipas prokurorisë, ka patur mospërputhje shifrash, ku në bordero rezultonin pensione shumë herë më të larta se ajo që realisht përfitohej nga pensionistët dhe diferencat përfundonin në xhepat e arkëtarëve. Auditet e brendshme të postes shqiptare e kishin evidentuar këtë problem, i cili u mbajt i fshehur nga drejtues të postës. Tashmë, me arrestimet e para mesa duket do ketë te tjerë persona tëndaluar, ndërkohë që gjykata e Shkodrës për punonjësen e arrestuar nga policia vendosi detyrim paraqitje, masë e cila mund të ndryshojë në një fazë të mëvonshme ose në shkallët e tjera të gjyqesorit.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg