Shkodër,transportonte 40 kg kanabis
drejt Kroacisë, pranga 50-vjeçarit

Shkodër,transportonte 40 kg kanabis<br />drejt Kroacisë, pranga 50-vjeçarit
SHKODER- Rreth 40 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar në pikën kufitare të Muriqanit pasditen e së mërkures, ndërsa në prangat e policisë ka rënë 50-vjeçari Nexhat Haziri nga Kosova me banim në Kroaci. Lënda narkotike është gjetur në mjetin tip fuoristradë “Nisan”, me targa ZG 40 20 EM, e cila drejtohej nga Haziri që më pas është arrestuar nga efektivet e policisë.

Ky i fundit po udhëtonte drejt Kroacisë dhe në pikën kufitare të Muriqanit ka deklaruar se po kthehej në shtëpi në Zagreb, pasi kishte kaluar disa ditë në Gjilan tek të afërmit e tij.
Ka qenë dyshimi i inspektorëve të policisë kufitare, të cilët kanë konstatuar se Haziri gjatë javëve të fundit kishte kaluar disa herë nga Shqipëria drejt Kroacisë nga kjo pikë kufitare.

Pyetjes se pse kishte udhëtuar kaq shpesh i është përgjigjur me ngurim, ndërsa efektivët e policisë kanë dyshuar dhe pasi kanë kryer kontrollin rutinë të dokumentacionit, kanë vijuar me kontrollin ndaj mjetit.
 
Gjatë kontrollit ne pjesën e pasme të automjetit kanë vërejtur spostime të dyshimta pranë gomave të pasme.

Efektivët e policisë kanë vërejtur se brenda gomave gjendeshin pako natribani dhe brenda tyre lëndë narkotike kanabis sativa. Pas kontrollit është gjetur sasia e kanabisit, ndërsa është prangosur 50-vjeçari Haziri.
 
Sipas burimeve policore, 50-vjeçari Haziri dyshohet se ishte transportues dhe do paguhej për transportin e lëndës narkotike në momentin e dorëzimit të saj në Kroaci.

Ndërkaq 50-vjeçari po hetohet në lidhjet e mundshme të tij me ndonje grup që merret me trafikimin e kanabisit nga Shqipëria drejt Kroacisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)