SHKODER - Një 53 vjeçar me profesion roje i shkollës së mesme “At Gjon Karma” në fshatin Gur i Zi në Shkodër është arrestuar pasi gjatë orëve të mbrëmjes është vjedhur laboratori i informatikës së kësaj shkolle.
Në pranga ka rënë Zef Toma, 54 vjeç. Sipas policisë, arrestimi i tij u bë, pasi gjatë orëve të natës është vjedhur me thyerje laboratori i informatikës i shkollës “At Gjon Karma”, ku i arrestuari ka qenë me detyrë roje i kësaj shkolle. Nga veprimet hetimore në vendin e ngjarjes rezulton se janë vjedhur 8 copë Hard-Disqe të njësive qendrore të instaluara në këto njësi.
Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë për procedime të mëtejshme procedurale.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com