SHKODER - Dhjetëra banorë të lagjes “Skenderbeg” në qytetin e Shkodrës zhvilluan një protestë për shkak të punimeve që po kryhen në dy rrugët “Anton Mazreku” dhe “Palok Nikaj”. Sipas banorëve mospërfundimi i rikonstruksionit në afatet e caktuara si dhe cilësia e dobët e punimeve që po kryhen kanë krijuar shqetësim dhe vështirësi në lëvizje.
“Qëllimi kryesor që jemi mbledh është se punimet kanë filluar që në mars 2012 për të bërë rrugën. Megjithë shpresat mëdha që rruga do jetë e gjerë dhe me cilësi të mirë, rruga është e ngushtë, aq sa dy makina nuk kalojnë. Shirat që bien nuk kanë ku shkarkohen dhe rrezikon që uji të futet brenda nëpër shtëpi” – shprehen banorët.
Banorët e kesaj zone i kanë bërë apel përfaqësuesve të Bashkisë së Shkodres që të ushtrojnë presionin e duhur ndaj firmave që janë duke zhvilluar punimet në këto rrugë. Në rast të kundërt banorët paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestën e tyre.
(sg/er.ci/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com