SHKODER - Një zjarr i provokuar nga shpërthimi i një bombole gazi ka shkrumbuar një banesë njëkatëshe në fshatin Kosmaç të Komunës Bushat në Shkodër.
Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, por banesa është bërë e pabanueshme si pasojë e flakëve.
Shtëpia e djegur i përket shtetasit Behar Kasemi, ndërsa familjarët kanë dalë në kohë nga banesa duke i shpëtuar flakëve të zjarrit.
Është dashur ndërhyrja e fqinjëve, të cilët kanë përdorur mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit, më pas edhe me ndihmën e zjarrëfikëseve u bë i mundur neutrazimi i plotë i flakëve.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com