Shkodër/ 3 turistë të bllokuar në Bogë, njëri thyen këmbën! Terreni i thyer dhe me akull vështirëson nxjerrjen e tyre

SHKODËR- Një grup prej 5 turistësh kanë mbetur të bllokuar në pikën turistike të Bogës, në Shkodër.

Burime për Report Tv bëjnë me dije 5 udhëtarët kanë qenë gjatë orëve të paradites në Bogë, por gjatë zbritjes nga mali, një prej tyre ka rrëshqitur dhe ka thyer këmbën.

Ndërkohë dy turistë tyre kanë arritur që të zbresin, ndërsa 3 të tjerët janë ende të izoluar. Turistët janë rreth 1 orë larg dhe terreni ku ata ndodhen është i vështirë dhe ka prezencë të akullit.

Atje ndodhen Grupi i PMNZH i Komisariatit Policisë dhe Autoambulanca me ekipin mjekësorë si dhe dy grupe te të Ndërhyrjes se Shpejtë të cilët po u afrohen alpinistëve. 

K.M/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës