Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore të qytetit dhe zonave përreth, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Kontrollet janë përqendruar te drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, drejtimi pa leje drejtimi, parakalimet e gabuara, tejkalimi i normave të shpejtësisë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe mosvendosja e rripit të sigurimit apo e kaskës mbrojtëse.
Gjatë një jave monitorime dhe kontrolle, janë arrestuar 3 persona dhe është vënë nën hetim 1 tjetër për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 1374 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor:
41 masa për parakalime të gabuara
411 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë
19 masa për drejtimin e mjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike
34 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit
6 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
20 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse
16 masa për qarkullimin me xhama të errësuar
628 masa për parkim ose qëndrim të gabuar
199 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Gjithashtu, u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.








Komente
Komento