Shkodër,2620 ha tokë e përmbytur,
masa për ushqimet dhe bagëtitë

Reshjet në Shkodër vijojnë ta përkeqësojnë situatën e përmbytjeve, sidomos në disa zona specifike ku qarkullimi është është i pamundur. Transportimi është bërë me ndihmën e efektivëve, e ndërsa janë marrë masa për ushqimet dhe bagëtitë. Deri tani nuk ka pasur prezencë uji në banesat e  zonave të prekura. Sipërfaqja totale e tokës së përmbytur në Bashkinë e Shkodres ka arritur rreth 2620 ha.

Bashkia Vau-Dejës
Njësia Administrative Bushat: Ka pasur 370 ha tokë të përmbytur.

Shkodër vazhdon me anë të 2 mjeteve autobotë furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Njësia Administrative Guri i Zi
Ka pasur 5 ha tokë të përmbytur. Fenomeni i erozionit në tokat bujqësore ka vazhduar. Në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës, ka vazhduar gërryerja e tokës.

200 efektivë të batalionit të këmbësorisë të Vaut Dejës kanë vazhduar me operacionet për transportimin e komunitetit në fshatin Obot dhe shpërndarjen e pakove ushqimore dhe koncentratit për bagëtitë. Deri më tani janë mbi 700 persona të asistuar nga FA. FNSH ka montuar rreth 300 metër barriera në fshatin Shirq të Njësisë Administrative Dajc. Nga ana e Institucionit të Prefektit po vazhdon të monitorohet situata dhe po bashkëpunohet me strukturat e KESH, të bashkive në Drejtorinë Rajonale të Kullimit, DBU, për ndjekjen e precipitimit të situatës, veçanërisht në territorin e Bashkisë Shkodër, mbështetjen e banorëve me ndihma ushqimore për komunitetin dhe bagëtitë, sipas vlerësimeve të bëra nga bashkitë.

[gallery]25811[/gallery]

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 15 mars 2018 paraqitet si me poshtë :

Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të jetë e përkeqësuar dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2400 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç:
Hidrometri i Njësisë Ad. Dajç tregon kuotën 6.45.
Deri në këto momente, janë mbi 780 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 240 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 70 ha, fshati Dajç (kënetë) 100 ha, fshati Darragjat 40 ha, fshati Samrisht i Ri 15 ha, fshati Samrisht i Vjetër 10 ha, fshati Pentar 15 ha.Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:

Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
1. Foraxhere dhe jonxhe 283 ha
2. Bime dekorative 10 ha
3. Vreshte 0,5 ha
4. Grurë 5 ha
5. E pakultivuar 481.5 ha

Në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Njësia Administrative Ana e Malit:
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar.Në Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me varka. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:
1. Jonxhe 713 Ha
2. Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 3 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
8. Agrume 1Ha
9. Tunele 1
10. Pemëtore 3
11. Perime 2
12. E pakultivuar 310 Ha

Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit,në fshatin Obot nevojiten 60 palë çizme të gjata
për banesat , 100 thasë miell për familje dhe 250 bidona ujë për banorë.

Njësia Administrative Bërdicë:
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 290 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:
1. Fshati Trush 140 ha
2. Fshati Bërdicë e Madhe 80 ha
3. Fshati Bërdicë e Sipërme 70 ha

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:
1. Jonxhe dhe foragjere 175 Ha
2. Grurë 3 ha
3. E pakultivuar 112 Ha

Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 130 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha.
Edhe në zonën e Livadheve janë të përmbytura 60 ha. Ndodhen 6 shtëpi me prezencë uji rreth tyre.
Njësia Administrative Guri i Zi:
Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore për vazhdimësinë, për blegtorinë, në zonat e
përmbytura janë imediate dhe paraqiten si më poshtë:
1. Koncentrat 40 t
2. Bar i thatë 20 t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.
Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare.
Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë tëterritorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

 

d.gj/ Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)