Shkodër/ 30- vjeçari kanoset me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori

Shkodër/ 30- vjeçari kanoset me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori

SHKODËR-Një 30- vjeçar është kanosur me armë zjarri nga një person, gjatë një konflikti të çastit që kanë pasur me njëri- tjetrin në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, ku personi me inicialet R. P., 30 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, se gjatë një konflikti të çastit, është kanosur me armë zjarri nga një një 33- vjeçar.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa kanë shpallur në kërkim autorin, një 33- vjeçar me inicialet Gj.S. 

‘Në vijim të veprime kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar,  shtetasin Gj. S., 33 vjeç’, njoftoi sot policia.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tij.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

 Tiranë/ Ktheu lokalin në bazë për shitjen e drogës dhe ‘depo armësh’, në kërkim pronari, arrestohet punëtori! (EMRI)

Tiranë/ Ktheu lokalin në bazë për shitjen e drogës dhe ‘depo armësh’, në kërkim pronari, arrestohet punëtori! (EMRI)