Shkodër/ 32 vjeçari denoncon në polici: Dy persona me motor më drejtuan armën tek pedonalja

Shkodër/ 32 vjeçari denoncon në polici: Dy persona me motor më drejtuan armën tek pedonalja

Shkoder- Policia e Shkodrës ka marrë një denoncim nga një qytetar se mbrëmjen e djeshme 2 persona ende të paidentifikuar i kanë drejtuar një mjet, në dukje armë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 22:30 të 10 tetorit, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.   

“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës. Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna.   ” informoi sot policia. 

Policia po kryen të gjitha veprimet hetimore por për momentin do të qëndrojë e rezervuar për të dhënë informacion. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë