SHKODER - Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 42- vjeçarin Edmond Çomo.
Çomo u arrestuar katër ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane, pasi për të ekzistonte një urdhër ndërkombëtar arresti.
Ndaj 42- vjeçarit, Gjykata e Leçes ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “ Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.
Nga ana tjetër, avokati i tij Adrian Visha është shprehur se kërkesa për arrestimin e tij është e mbështetur në një masë siguri të ndryshuar.
“Është një kërkesë e mbështetur në një vendim arresti të ndryshuar. Çomo ka pasur detyrim paraqitje por ngaqë ka qëndruar 5 muaj në Shqipëri masa është ndryshuar”, shprehet Visha.
Nga ana tjetër mësohet se Çomo ishte pjesëtar i grupit mafioz ‘Ndragheta’ dhe konsiderohej një person i rëndësishëm në këtë organizatë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com