Për shkak të skandalit të rregjistruar në qendrën e Zhvillimit Social në Shkodër ku tre të sëmura mendore në moshë madhore u përdhunuan e u detyruan të abortojnë, Gjykata e këtij qyteti ka vendosur "arrest shtëpie" për drejtoreshën Juliana Cepi dhe fizeoterapisten Aida Ymeraj

Prokuroria kishte urdhëruar arrestimin e Drejtoreshës dhe infermieres fizeoterapiste të kësaj qendre, të dyshuara për veprën penale të "Shpërdorimit të Detyrës" ndërkohë Gjykata ka vendosur sot per ta "Arrest Shtepie"

Rasti është denoncuar fillimisht nga një emision investigativ, por mësohet se Prokuroria e Shkodrës ka qenë duke e hetuar skandalin prej të paktën 3-javësh.Sipas hetimeve të Prokurorisë, ka rezultuar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qendër është ushtruar dhunë sistematike.

Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se tre femra në moshë madhore, paciente në këtë Qendër, kanë qenë shtatzënë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme. Ky rezultat ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës.

Dy javë më parë, një skandal përfshiu Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër, ku rezultoi se tre femra të moshës 12 vjeç ishin përdhunuar. Pas zbulimit të skandalit, Prokuroria urdhëroi arrestimin e 6 punonjësve të qendrës, përfshirë dhe drejtoreshën A.Llazani.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)