2 të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur në kthesën e Suka- Dajçit në aksin Shkodër- Dajç. Aksidenti ka ndodhur paraditen e së dielës ndërsa si pasojë e përplasjes së automjeti me një motoçikletë kanë mbetur të plagosur Kolec Ejli dhe Vasel Gjekaj.
Ndërsa ka qenë duke u futur në kthesë, automjeti tip Ford me targë CY 835MY me drejtues shtetasin Kolec Ejlli emigrant në Itali ka tentuar të manovroj automjetin për të mos u përplasur me motoçikletën që drejtohej nga shtetasi Vasel Gjeka nga fshati Shirq i zonës së Dajçit, në shmangie e sipër ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Por edhe drejtuesi i motoçikletës është përplasur në asfalt. Për pasojë drejtuesi i automjetit Kolec Ejlli si dhe drejtuesi i motoçikletës Vasel Gjeka kanë marrë plagë të konsiderueshme, ndërsa janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku edhe kanë marrë ndihmën e parë.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor ku edhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mjeti Ford i cili po ecte në drejtim të Dajçit si shkak i mungesës së pamjes së qartë të rrugës dhe nga futja në rrugën kryesore e motoçikletës nga kryqëzimi i Suka-Dajçit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit që shkaktoi 2 të plagosur.
/Shqiptarja.com