SHKODËR, 23 Gusht/ATSH-Gaspër Marku/ - Grupe të rinjëh vullnetarë të qytetit të Shkodrës, të inkuadruar në projektin për pastrimin e bregut të liqenit dhe përmirësimin e infrastruktures së plazheve përgjatë bregut të Liqenit të Shkodrës, të mbështetur nga  Programi Rajonal i Zhvillimit, RDP, në bashkëpunim me strukturat vendore, ishin pjesë e një aksioni sensibilizues që nisi fillimisht në qëndër të pikes turistike të Shirokës për t'u shpërndarë më pas edhe në zona të tjera përbri liqenit.Sipas organizatorëve, qëllimi i kësaj fushate ka të bëjë me ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve shkodranë se mbajtja paster e Liqenit të Shkodrës, kësaj pasurie kombëtare, është detyrë e të gjithë qytetarëve.
"Mesazhi që këta të rinj përcjellin është kuptimplotë edhe për qytetarët e Shkodrës që edhe ata të jenë të kujdesshëm në mënyrën se si  i depozitojnë mbetjet, në mënyrën se si sillen me ambientin dhe territorin brenda qytetit, në mënyrë që qyteti të jetë edhe më i pastër, të jetë edhe më i evidentuar si një qytet me kushtet të mira dhe jetese sa më të mirë", u shpreh gjatë prononcimit për mediat kreu i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka."Në këtë kuadër, vijoi ai, unë do të thoja se një nga projektet më të rëndësishme është ai i sistemimit të kanalizimit të ujrave zeza dhe ndërtimi i impiantit të përpunimit të këtyre ujrave që eliminon çdo shkarkim të ujrave të zeza në liqenin e Shkodrës dhe e mbron atë nga ndotja. Së dyti, do të thoja se projekti është mjaft i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, atë të segmentit të automjeteve dhe qytetarët që preferojnë të vrapojnë dhe të pedalojnë me biçikletë në këtë segment. Eshte një segment rreth 4 kilometër e 600 metra, i cili brenda strukturës së tij ka edhe ndriçimin".Ndërsa për Olaf Hobb, përfaqësues i RDP-së, aktiviteti ka një rëndësi të madhe, pasi mbështet zhvillimin e turizmit përgjatë vijes së Liqenit të Shkodrës. "Ky projekt është në kuadrin e një projekti më të gjërë, i cili gjithashtu financohet nga fondi rajonal i zhvillimit, RDP. Në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës programi yne ka identifikuar nga aplikimet e shumta 29 projekte", theksoi ai. /a.ke/