SHKODËR, 27 Gusht/ATSH-Gaspër Marku/ - Policia e Shkodrës ndaloi sot 38 vjeçarin, Lekë Thani, banues fshatin Plan, komuna Pult e rrethit Shkodër, pasi akuzohet se ka qëlluar mbi helikopterin që patrullonte mbi zonën e Dukagjinit në aksionin e asgjësimit të bimëve narkotike.
Burime zyrtare te policisë se qarkut Shkodër bëjnë të ditur për ATSH-në se  ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi ka qenë person i shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e datës 22. 08. 2014, ku një grup personash kanë qëlluar me armë zjarri dy helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, qe po transportonin forcat e policisë në kontrollin e territorit. Nderkohe, ky shtetas është identifikuar dhe si kultivues i disa parcelave me lëndë narkotike në zonën e komunës Pult.
Po sot, policia e Shkodrës gjatë kontrolleve të ushtruara në vendin e quajtur Ashta e Likajve, fshati Bruçaj, komuna Pult,  ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik model 56 mm, një armë zjarri automatik 9 mm, 71 copë fishekë si dhe dy thasë me lëndë narkotike marijuhanë, gjithsejt 5 kilograme. /a.ke/