SHKODER- Bashkëpunimi brenda elitës politike të vendit do të ndihmonte Shqipërinë edhe më shumë në procesin e integrimit. Deklarata është bërë nga ambasadori i Polonisë në vendin tonë Marek Jezioski gjatë një takimi me kryebashkiakun e Shkodrës, Lorenc Luka. Jezioski tha se opozita duhet të kryejë detyrën e saj brenda në Kuvendit, pasi në të kundërt bllokohen proceset integruese.
Ambasadori Jezioski është ndalur edhe tek rëndësia e reformës territoriale, ndërsa ka marrë si shembull arritjet e pushtetit lokal të shtetit të Polonisë ku kjo reformë është kryer në fillim të viteve ‘90.
Ambasadori i Polonisë në vendin tonë Marek Jezioski gjatë takimit me kreun e bashkisë së këtij qyteti, ka premtuar investime në rajonin e Shkodrës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO