Shkodër, apartamentin me qira e përdornin si bazë për shitjen e kokainës, 5 të arrestuar (EMRAT)

Shkodër, apartamentin me qira e përdornin si bazë për shitjen e kokainës, 5 të arrestuar (EMRAT)

Dozat e kokainës sekuestruar gjatë operacionit në Shkodër, 2 mars 2024

Shkoder- Policia e Shkodrës arrestoi grupin e shpërndarjes së kokainës që kishin marrë apartamentin me qira për akvitet të paligjshëm kriminal. Ata kishin përshtatur një banesë në lagjen “Skënderbeg”, për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë dhe për mbajtje të armëve të zjarrit, pa leje.

Të arrestuar janë Jeton Velaj, Elvis Ymeri, Denis Dullaj, Arben Doniku, dhe një 17-vjeçar.

Operacioni i koduar “Apartamenti’ u ndërmor si rezultat i hetimeve disajavore dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas kishin përshtatur një banesë në lagjen “Skënderbeg”, për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë dhe për mbajtje të armëve të zjarrit, pa leje, informoi policia e Shkodrës më 2 mars 2024.

Nga kontrollet në ambientet e apartamentit të përshtatur për këto veprimtari kriminale, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë grup kriminal.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë