/ ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Shkodrës ka arrestuar dy shtetas mbrëmjen e djeshme, pasi dyshohet se po trafikonin lëndë narkotike.
Burime nga Policia e qytetit veriperëndimor bëjnë të ditur se arrestimi i Jozef Visarit, vjeç 34 dhe Kolë Martinit, vjeç 34, u realizua falë operacionit "Perla", që u drejtua nga Seksioni Kundër Narkotikëve të Drejtorisë se Policisë të Qarkut Shkodër.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në rrugën Koman-Mjedë, në vendin e quajtur Ura e Gomsiqes, Vau Dejës. Ne  automjetin tip BMW, që drejtohej nga Visari u gjet një thes me 7 kilogram lëndë narkotike marjiuanë. Në vijimësi të operacionit, burime policore njoftojnë se është bërë dhe sekuestrimi i dy automjeteve, 5 (pesë) telefonave celularë dhe një shume prej 34.800 lekësh.