Shkodër, arrestohet 24-vjeçari me pistoleta, dylbi, krehëra automatiku, targa dhe makina (VIDEO)

Një 24-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Shkodër. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, policia zhvilloi operacionin e koduar "Kiras", ku në pranga përfundoi Sadik Batuni.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në banesë, të riut iu sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krehëra automatiku me 60  fishekë, dy krehëra pistolete me 14  fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera. 

Arrestimi i tij ndodhi në bashkëpunim mes policisë Shkodër me forcën e posaçme "Shqiponjat".

Prokuroria e Shkodër do të hetojë 24-vjeçarin për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 31/01/2020 07:52

    Nje 24 vjeçar duhet të jetë në banken e universitetit ose në pune, ç ne me armë? Pra e paska në gen..derrmojeni me pune të detyruar të mbjelle malet e Shkodres së janë shkaterruar pyjet nga ky!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar