Arrestohet në Shkodër 42-vjeçari Edmond Como i shpallur në kërkim nga drejtësia Italaine. Mësohet se Como ishte pjesëtar i grupit mafioz ‘Ndragheta’ dhe konsiderohej një person i rëndësishëm në këtë organizatë.
“Me datë 06.09.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Specialistët e Zyrës së Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Edmond Como, 42 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe” thuhet në njoftimin për mediat
Ndaj 42-vjeçarit Como Gjykata e Leçes/ Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11.04.2017 për veprën penale "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian.
“Në shtetin Italian personi i lartpërmendur njihet si anetar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar mëparë po në këtë shtet. Sa mësipër ndalimi i tij u bë me qellim ektradimin drejt Italisë” nënvizohet në deklaratën për mediat
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Edmond Como
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com