SHKODER- Një 40-vjeçar nga Shkodra i cili ndodhet aktualisht në spital kërkon ndihmë nga ata qytetarë që kanë grupin e gjakut A negativ. Arben Fishta, baba i tre fëmijëve, ndodhet i shrtuar në spitalin e Shkodrës në rrezik për jetën, pasi spitali ka mungesa të këtij grupi gjaku.
Arben Fishta, i cili për shkak të një problemi shëndetësor të lindur në stomak ka bërë disa operacione, mbrëmë ka pasur hemoragji, ndërsa bën apel për ndihmë.
“Kam kryer disa operacione,ju lutem më ndihmoni”, thotë babai i tre fëmijëve.
Ata që kanë grupin e gjakut A negativ dhe duan të dhurojnë në ndihmë të 40-vjeçarit, të telefonojnë në numrin 0 69 669 9318.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com